Post by Universiteti i Shkodrës 'Luigj Gurakuqi'
5,887 followers
📚🌍 Trajnim Akademik mbi Publikimin Shkencor dhe Integritetin në Kërkim Në ambientet e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua trajnimi i specializuar: 🔎 “Identifikimi i Revistave Shkencore për Publikim përmes #Scopus #Sources dhe Klasifikimit #JUFO” organizuar nga Zyra e Ekselencës, me pjesëmarrjen e stafit akademik, doktorantëve dhe kërkuesve të rinj të interesuar për strategjitë bashkëkohore të publikimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit të kërkimit. Aktiviteti u fokusua në përdorimin e kombinuar të databazës Scopus Sources dhe sistemit finlandez të klasifikimit JUFO (Julkaisufoorumi – Finnish Publication Forum), si dy instrumente plotësuese për identifikimin dhe vlerësimin e revistave shkencore sipas: ▪️ fushës tematike (Subject Area), ▪️ kuartilit (Q1–Q4), ▪️ metrikave të impaktit shkencor, ▪️ dhe besueshmërisë së shtëpive botuese ndërkombëtare. Gjatë trajnimit u diskutua në mënyrë të detajuar rëndësia e përputhjes së publikimeve me profilin akademik të studiuesit, duke lidhur: ✔️ fushën e doktoraturës dhe kërkimit, ✔️ modulet/lëndët që lekturon, ✔️ disiplinën shkencore, ✔️ nivelin e karrierës akademike, ✔️ dhe objektivat afatgjata të agjendës kërkimore. Një nga konceptet kryesore të trajtuara ishte ideja se publikimi shkencor nuk duhet të jetë një proces i rastësishëm apo thjesht i orientuar drejt pranimit të artikullit, por pjesë e një strategjie të qëndrueshme akademike që ndërton identitetin shkencor të studiuesit dhe reputacionin institucional të universitetit. Në këtë kuadër, pjesëmarrësit u orientuan mbi: ▪️ mënyrën se si niveli i karrierës akademike ndikon në synimin për revista Q1–Q4, ▪️ interpretimin e “Aims & Scope” dhe të metrikave si CiteScore, SJR dhe SNIP, ▪️ rëndësinë e identifikimit të subject area të saktë, ▪️ si dhe dallimin ndërmjet shtëpive botuese prestigjioze dhe kanaleve problematike të publikimit. Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit iu kushtua analizës së fenomenit të revistave predatore dhe të ashtuquajturës “grey area journals”, duke theksuar se indeksimi në databaza ndërkombëtare nuk përbën gjithmonë garanci absolute për cilësi editoriale. Në këtë kontekst u prezantua roli i klasifikimit JUFO si një mekanizëm i pavarur ekspert për identifikimin e kanaleve të publikimit me standarde të dyshimta akademike dhe për mbrojtjen e integritetit kërkimor. Përmes demonstrimeve praktike dhe ushtrimeve individuale, pjesëmarrësit punuan mbi identifikimin e revistave potenciale për publikimet e tyre, duke përdorur një “grilë të dyfishtë” vlerësimi Scopus + JUFO, me synim ndërtimin e strategjive më të sigurta dhe më cilësore të publikimit shkencor. Ky trajnim përbën pjesë të përpjekjeve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për të forcuar ndërkombëtarizimin e kërkimit shkencor, për të promovuar standardet e European Research Area (ERA) dhe për të orientuar komunitetin akademik drejt praktikave bashkëkohore të cilësisë, transparencës dhe integritetit në shkencë.