Post by Universiteti i Shkodrës 'Luigj Gurakuqi'
5,901 followers
📣 Të rinj të Shkodrës, ky forum është për ju! Më 18 qershor, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, do të zhvillohet Youth & Democracy Forum, në kuadër të projektit europian ENGAGEUROPE – Mobilizing Citizens for the Future of European Democracy through Data-driven Advocacy, Engagement, and Mobility. Ky forum do të bëjë bashkë të rinj, studentë, përfaqësues të këshillave studentorë, këshillave rinorë vendorë, shoqërisë civile, akademisë dhe ekspertë për të diskutuar mbi temat që prekin drejtpërdrejt të ardhmen tonë: 🔴 Pjesëmarrja qytetare 🔵 Zgjerimi i Bashkimit Europian 🟢 Qeverisja digjitale Pjesëmarrësit do të ndahen në grupe pune, ku do të kenë mundësi të ndajnë mendimet e tyre, të identifikojnë çështjet që duhen ngritur më tej dhe të propozojnë se çfarë mbështetjeje u duhet të rinjve për të hulumtuar, shkruar dhe avokuar në mënyrë efektive. Idetë e mbledhura gjatë forumit do të kontribuojnë drejtpërdrejt në aktivitetet e ardhshme të projektit ENGAGEUROPE, përfshirë trajnimet, konsultimet dhe punën advokuese të udhëhequr nga të rinjtë. 📍 Data: 18 qershor 2026, 10:30 📍 Vendi: Auditori A1, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” 📎 Në linkun në vazhdim gjeni agjendën e forumit: AGJENDA_Youth_Democracy_Forum_AL.docx 📎 Në linkun në vazhdim gjeni thirrjen për të aplikuar si pjesëmarrës në komunitetin ENGAGEUROPE: https://lnkd.in/dfeT-p_D Çfarë përfitoni duke qenë pjesë e komunitetit ENGAGEEUROPE: Përvojë praktike në organizimin e konsultimeve qytetare, kërkimit të aplikuar dhe ndikimit në hartimin e politikave. Aftësi të certifikuara në advokim, me njohje formale të trajnimit tuaj në politikat e BE-së, konsultimin e bazuar në të dhëna dhe advokimin publik. Rrjet transnacional, lidhje afatgjata me mbi 60 bashkëmoshatarë, mentorë dhe profesionistë të nivelit të BE-së në të gjithë Evropën. Mobilitet ndërkombëtar, udhëtime në Shqipëri, Spanjë, Belgjikë dhe vende të tjera partnere, me të gjitha shpenzimet e mbuluara plotësisht. Përvojë lidershipi, duke lehtësuar konsultime reale dhe aktivitete dialogu, si dhe duke ndërtuar një historik të dokumentuar të angazhimit publik. Komunitet alumni, me akses të vazhdueshëm në Rrjetin Alumni të ENGAGEUROPE për advokim dhe bashkëpunim të mëtejshëm. Nëse je i/e ri/e nga Shkodra dhe dëshiron që zëri yt të dëgjohet në diskutimet mbi demokracinë, Europën dhe qytetarinë aktive, ky është momenti për t’u përfshirë. #ENGAGEUROPE #YouthAndDemocracy #Shkodra #UniversitetiIShkodrës #TëRinjtë #Demokracia #Europa #PjesëmarrjeQytetare