Post by Diaspora për Shqipërinë e Lirë

3,610 followers

Florian Haçkaj nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka hedhur akuza të rënda ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit, përfshirë zv/kryeministren Balluku, për manipulimin dhe patronazhimin e votës së emigrantëve, në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor. Sipas tij, autoritetet kanë ndërtuar databaza të paligjshme me të dhënat personale të qytetarëve jashtë vendit për të ndikuar votën e tyre. Janë dorëzuar prova konkrete dhe padi në SPAK ndaj disa zyrtarëve. Haçkaj kërkon hetim urgjent para zgjedhjeve të 11 majit dhe u bën thirrje emigrantëve të mos fotografojnë votën, pasi është vepër penale. DPSHL e ka treguar dhe po e tregon se detyra jonë qytetare ka qenë dhe mbetet mbrojtja e të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Ne nuk mund të rrimë duarkryq, ndërsa padrejtësi të tilla kryhen në dëm të tyre. Heshtja përballë këtij abuzimi është bashkëfajësi. #diasporareagon

Post content

Video Content