Post by Arjeta Troshani

Head of Tourism Department, Faculty of Economy, University of Shkodra "Luigj Gurakuqi"

Në kuadër të projektit Erasmus+ të bashkëpunimit ndërinstitucional, Departamenti i Turizmit i Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër (FEUNISHK) realizoi një vizitë studimore të suksesshme në Hospitality Business School të Universitetit të Saxionisë, Holandë. Grupi përfaqësues nga Departamenti i Turizmit u përbë nga: • Prof. Dr. Arjeta Troshani – Përgjegjëse e Departamentit të Turizmit • Prof. Asoc. Dr. Brilanda Bushati •Dr. Romina Dhora •Arjan Gjura, PhD c •Gentjan Memaj, PhD c Vizita u zhvillua gjatë periudhës 18–22 Maj 2026 dhe pati një program të ngjeshur me karakter akademik dhe praktik. Gjatë vizitës u realizuan: - *Shkëmbim eksperiencash në mësimdhënie*: Pedagogët patën mundësinë të ndjekin nga afër metodat bashkëkohore të mësimdhënies në fushën e hoteleri-turizmit, të përdoruara në Hospitality Business School. U diskutua për integrimin e rasteve praktike, mësimit të bazuar në projekte dhe përdorimit të teknologjisë në klasë. - *Vizita në destinacione të turizmit të qëndrueshëm*: Grupi realizoi udhëtime studimore në disa destinacione holandeze që janë shembuj të mirë të menaxhimit të turizmit të qëndrueshëm. Këto vizita shërbyen për të parë në praktikë si aplikohen parimet e qëndrueshmërisë mjedisore, sociale dhe ekonomike në turizëm. - *Planifikim për projekte të ardhshme*: U zhvilluan takime pune me stafin akademik të Saxion University për të identifikuar fusha të përbashkëta bashkëpunimi dhe për të hartuar ide projektesh të reja Erasmus+ dhe projekte kërkimore në fushën e turizmit të qëndrueshëm. Një moment i rëndësishëm i vizitës ishte takimi zyrtar me Kryetarin e Bashkisë së Deventerit. Bashkia e Deventerit ka një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë Shkodër dhe aktualisht po punohet për zbatimin e një projekti të përbashkët të financuar nga fondet e BE-së. Gjatë takimit u ra dakord që Departamenti i Turizmit, FEUNISHK të jetë partner kyç në këtë projekt, me fokus në transferimin e modeleve perëndimore të turizmit të qëndrueshëm dhe adaptimin e tyre në kontekstin shqiptar, veçanërisht në rajonin e Shkodrës. Kjo vizitë forcoi më tej partneritetin mes FEUNISHK dhe Saxion University, duke hapur rrugën për mobilitete të reja për studentët dhe stafin, si dhe për projekte konkrete që synojnë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri. #FakultetiEkonomik #UniversitetiiShkodresLuigjGurakuqi #SaxionUniversity

Post contentPost contentPost contentPost contentPost contentPost contentPost contentPost contentPost content